Hulumtim: Çdo i dhjeti britanik jeton në varfëri të thellë
Londër, 27 janar 2026 (MIA) - Rezultatet nga hulumtimi më i ri io organizatës për luftë kundër varfërisë, Fondacioni Xhozef Rountri (Joseph Rowntree Foundation) tregojnë se rreth 6,8 milionë britanikë jetojnë në "varfëri të thellë", që është numri më i lartë në tre dekadat e fundit.
"Varfëria e thellë" u referohet amvisërive ku jeton një çift me dy fëmijë të vegjël dhe të cilët, sipas shpenzimeve për banim, kanë më pak se 16.400 funta (18.880 euro) në vit, që është 40 për qind e rrogës vjetore mesatare në Britani të Madhe.
Shkalla e përgjithshme e varfërisë në Britani të Madhe është ulur prej 24 për qind në vitin 1994/95 në 21 për qind në vitin 2023/24, por shkalla e varfërisë së thellë është rritur prej 8 në 10 për qind në periudhën e njejtë.
Rezultatet tregojnë se në rritje është varfëria fëmijërore, numri i së cilës për të tretin vit me radhë shënon rritje dhe është rreth 4,5 milionë fëmijë.
Për shkak të kufizimit të imponuar nga ana e Qeverisë konservatore në vitin 2017, familjet me tre apo më shumë fëmijë merrnin shumë të njejtë të shtesës fëmijërore si edhe familjet me dy fëmijë. Ky kufizim ishte hequr në fund të vitit të kaluar, që do të sigurojë plotësisht 3,1 miliardë funta për familjetme të ardhura të ulëta.
XHRF e përshëndetë vendimin, por thekson se ky nuk mund të jetë hapi i vetëm në luftën kundër varfërisësë fëmijëve. Në raport ceket se fëmijët dhe personat me pengesa janë të goditur në mënyrë joproporcionale nga varfëria, prëderisa disa grupetë caktuara të pakicave siç janë komunitetet e Bangladeshit dhe Pakistanit në Britani të Madhe kanë posaçërisht shkallë të larta të varfërisë.
Xhon Berd, themelues i organizatës bamirëse përluftë kundër varfërisë "Big ishju" (Big Issue) rezultatet nga hulumtimi i Fondacionit Xhozef Rountri i vlerësoi si "lajme të këqija për shoqërinë".
Inflacioni në Britani të Madhe në dhjetor u rrit në 3,4 për qind, por pritet së shpejti përnjëherë të ngadalësohet. ab/
foto: МIА arkivi