Hulumtim: Pirja e disa filxhanëve kafe ose çaj me kafeinë mund të ndihmojë për aftësitë mendore dhe parandalimin e demencës
- Gjatë katër dekadave, shkencëltarët kanë zbatuar një hulumtim të bërë mbi 132.000 amerikanëve të rritur adhurues të kafes ose çajir. Studimi ka treguar se njerëzit që pijnë çdo ditë më shumë kafe kanë pasur 18 për qind rrezik më të ulët nga zhvillimi i demencës në krahasim me ata që kanë pirë më pak.
Uashington, 10 shkurt 2026 (MIA) - Gjatë katër dekadave, shkencëltarët kanë zbatuar një hulumtim të bërë mbi 132.000 amerikanëve të rritur adhurues të kafes ose çajir. Studimi ka treguar se njerëzit që pijnë çdo ditë më shumë kafe kanë pasur 18 për qind rrezik më të ulët nga zhvillimi i demencës në krahasim me ata që kanë pirë më pak.
Në punimin shkencor gjithashtu është theksuar se adhuruesit, varësit nga kafeja kanë pasur më pak probleme me memorien ose të menduarit, të cilët vetë i kanë vërejtur, në krahasim me ata të cilët kafenë nuk e kanë pije të preferuar. Hulumtuesit kanë vërejtur efekt të njejtë edhe pas konsumimit të çajit, gjë që nuk ka qenë rasti edhe pa pijet pa kofeinë. Megjithatë, ata kanë përmendur se edhe pse gjetjet janë inkurajuese, vetë studimi nuk dëshmon se kofeina ndihmon në mbrojtjen e trurit.
Sipas drejtuesit të hulumtimit, Daniel Vang nga Harvard, edhe nëse ka një efekt pozitiv të kafeinës, ai është i vogël. Dhe ekzistojnë tashmë mënyra të provuara për të mbrojtur funksionet njohëse gjatë plakjes. Ndër të tjera, sipas hulumtimeve të mëparshme, aktiviteti fizik, një dietë e shëndetshme dhe gjumi i mirë ndihmojnë në uljen e rrezikut të demencës. Sipas ekspertëve, efektet e konsumimit të këtyre pijeve ishin të dukshme tek ata që pinë dy deri në tre filxhanë kafe ose një deri në dy filxhanë çaj me kafeinë.
Sipas studimit të financuar nga Institutet kombëtare të shëndetit, ata që pinë kafe me kafeinë treguan gjithashtu rezultate më të mira në disa teste objektive të aftësive njohëse. Megjithatë, ekipi shkencor beson se nevojiten kërkime të mëtejshme për të verifikuar faktorët dhe mekanizmat përgjegjës për këto gjetje. Ata theksuan se përbërësit biologjikisht aktivë në kafe ose çaj, të tilla si kafeina ose polifenolet, janë faktorë të mundshëm që zvogëlojnë inflamacionin në qelizat nervore dhe mbrojnë nga problemet njohëse. mb/
Foto: MIA