• петок, 15 мај 2026

Hudolin: Ka shkallë të përmbushjes dhe trend pozitiv në Agjendën e Reformave

Hudolin: Ka shkallë të përmbushjes dhe trend pozitiv në Agjendën e Reformave

Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Lidhur me Agjendën e Reformave, besojmë se ende ka një shkallë përmbushjeje dhe një trend pozitiv që nga fillimi i kësaj periudhe raportuese dhe shpresojmë se do të ketë përmbushje më të madhe deri në fund të hapave të reformës, tha sot Shtefan Hudolin, shef i sektorit të bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, në deklaratë për mediat para Takimit të Tretë të Mekanizmit Konsultativ Kombëtar për Agjendën e Reformave (MKK-AR) të organizuar nga Instituti i Politikave Evropiane (EPI).

“Sot jemi mbledhur këtu me përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar Agjendën e Reformave dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Jemi në mes të zbatimit të Agjendës së Reformave dhe kemi shumë tema për të diskutuar. Deri më tani kemi disa vlerësime, dhe disa janë aktualisht në shqyrtim nga Komisioni Evropian dhe jemi pak para një afati tjetër, që është fundi i qershorit, kur vendi duhet të paraqesë raport mbi arritjet e këtij afati.

Hudolin theksoi se do të vijojë edhe një vlerësim i arritjeve të afateve të vendosura, ndërsa qëllimi i takimit të sotëm kompleks, siç theksoi, është përfshirje më e madhe e qytetarëve dhe ngritje e vetëdijes se institucionet përgjegjëse për zbatimin e Agjendës së Reformave mund të thirren në përgjegjësi, nëse nuk zbatohet Agjenda e Reformave. 

Në lidhje me atë cilat janë ato vlerësime të cilat i rishikon KE-ja, thotë se është ende herët të thuhet. 

“Megjithatë, ka ende një muaj e gjysmë deri në vetë shqyrtimin. Ekziston edhe një faqe interneti në të cilën ka tabelë me rezultate krahasuese nga monitorimi i reformave në Ballkanin Perëndimor. Në fund të fundit, një nga qëllimet e prezantimit të vetë Planit të Rritjes ishte të inkurajohej ajo frymë konkurrueshmërie midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, se si qëndron një vend i Ballkanit Perëndimor në krahasim me një tjetër. Në fund të fundit, qytetarët duhet të jenë gjithashtu në gjendje të shohin rezultatet dhe të krahasojnë rezultatet për vendin e tyre me rezultatet e vendeve të tjera. Bëhet fjalë për përfshirjen dhe kombinimin e sektorëve të shumtë. Mund të themi se ka pasur përmirësime në këtë periudhë raportimi. Kur të përfundojë shqyrtimi, do të vihen re të gjitha përmirësimet e bëra deri më tani”, tha Hudolin.

Drejtoresha e EPI, Simonida Kacarska theksoi se nga monitorimi i tyre është konfirmuar se kemi përqindje rreth dyzetë për qind nga viti i parë nga Agjenda e Reformave dhe tani jemi në pritje të vlerësimit nga Komisioni Evropian, i cili duhet të vijë për dhjetor 2026. 

“Ajo që dimë nga monitorimi ynë, të cilin e publikojmë rregullisht, është se për këtë periudhë kemi pasur sukses më të mirë, dimë gjithashtu se nga ajo që kemi dëgjuar joformalisht nga Komisioni Evropian, presim që disa nga ato hapa që mbeteshin prapa do të zbatohen. Ajo që dua të përmend në fund është se ky monitorim i agjendave të reformave është i rëndësishëm për ne, jo vetëm nga aspekti i monitorimit të reformave, por sepse të gjithë po ndërtojmë kapacitete për një mekanizëm të ri që duhet të zbatohet në ciklet e ardhshme të financimit nga Bashkimi Evropian. fc/

Foto: MIA

 

      

 

 

 

Остани поврзан