• сабота, 21 февруари 2026

Hoxhkinson vendosi rekord botëror prej 800 metra në ambient të mbyllur

Hoxhkinson vendosi rekord botëror prej 800 metra në ambient të mbyllur

Liven, 20 shkurt 2026 (MIA) - Britanikja Kili Hoxhkinson vendosi një rekord të ri botëror në vrapimin 800 metra në takimin e atletikës në salla të mbyllura në qytetin francez Liven.

Hoxhkinson e përshkoi pistën në kohën 1:54.88 minuta, duke e thyer me 94 të qindtat rekordin 24-vjeçar të mbajtur nga sllovenja Jolanda Çeplak.

"Falë Zotit. Ishte shumë argëtuese, mezi po e prisja këtë," tha Hoxhkinson para publikut pas përfundimit të garës. sa/

FOTO: EPA

Остани поврзан