• сабота, 16 мај 2026

Hoxha shënoi Ditën e Planetit Tokë me fidanë të rinj në nder të më të vegjëlve

Hoxha shënoi Ditën e Planetit Tokë me fidanë të rinj në nder të më të vegjëlve

Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Me rastin e 22 Prillit - Ditës së Planetit Tokë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot realizoi aksione për mbjelljen e pishave në dy lokacione në Shkup - në Spitalin Gjinekologjik-Obstetrik në Çair dhe në çerdhen e fëmijëve ‘Fidani’.

Siç informuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, një pishë e re u mboll në nder të të gjithë fëmijëve të lindur më 22 prill, me mesazhin simbolik se çdo jetë e re vjen në këtë botë me të drejtën për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Aksioni vazhdoi në çerdhen ‘Fidani’, ku së bashku me më të vegjlit u përforcua mesazhi se ndërgjegjësimi ekologjik duhet të ndërtohet që në moshë të hershme.

Ministri Hoxha theksoi në këto ngjarje se ndryshimet klimatike dhe ndotja nuk janë çështje të së ardhmes, por sfida me të cilat shoqëria përballet sot.

Ai theksoi se Ministria punon vazhdimisht në zgjidhje sistematike - nga tranzicioni drejt energjisë së gjelbër, deri te masat për cilësinë e ajrit dhe menaxhimin e mbetjeve.

Njëkohësisht, ministri Hoxha apeloi ndaj të gjithëve - institucioneve, sektorit të biznesit dhe qytetarëve - që të përfshihen aktivisht, pasi transformimi drejt një shoqërie të qëndrueshme kërkon mobilizim në të gjitha nivelet.

"Ne nuk kemi planet rezervë. Kjo është shtëpia jonë e vetme", porositi Hoxha. bsh/

Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Остани поврзан