• сабота, 16 мај 2026

Hoxha: Përmes bujqësisë së qëndrueshme drejt mbrojtjes më të fortë të natyrës

Hoxha: Përmes bujqësisë së qëndrueshme drejt mbrojtjes më të fortë të natyrës

Shkup, 24 prill 2026 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, u drejtua në ngjarjen "Bujqësia me vlerë të lartë natyrore dhe rëndësia e saj për biodiversitetin dhe procesin e anëtarësimit në BE", e organizuar me mbështetjen e Agjencisë suedeze për mjedisin jetësor dhe Komunës së Radovishit, informojnë nga MMJPH.

Në fjalimin e tij, Hoxha trheksoi se ky koncept përfaqëson një instrument të rëndësishëm për vendosjen e ekuilibrit ndërmjet njeriut dhe natyrës dhe për ruajtjen e biodiversitetit.

Ai theksoi se shteti po punon në mënyrë aktive për harmonizimin me standardet evropiane në fushën e mbrojtjes së natyrës - përmes zbatimit të legjislacionit, krijimit të rrjetit "Natura 2000" dhe përafrimit me direktivat për habitatet dhe shpendët.

Përveç këtyre aktiviteteve, të cilat janë pjesë e rëndësishme e përparimit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Hoxha nënvizoi se vetëm përmes partneritetit ndërmjet institucioneve, komunitetit shkencor, sektorit civil dhe bujqve mund të ndërtohet një sistem që funksionon në mënyrë afatgjatë. ab/

Foto: MMJPH

 

Остани поврзан