• сабота, 16 мај 2026

Hoxha në Forumin Ndërkombëtar për Ujërat: Nevojiten zgjidhje të përbashkëta për sfidat klimatike

Hoxha në Forumin Ndërkombëtar për Ujërat: Nevojiten zgjidhje të përbashkëta për sfidat klimatike

Stamboll, 5 maj 2026 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mori pjesë në tryezën ministrore të Forumit të 5-të Ndërkombëtar për Ujërat, që po mbahet në Stamboll, Republika e Turqisë. Në fjalimin e tij, ai theksoi rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore, në kontekstin e situatës aktuale gjeopolitike dhe krizës gjithnjë e më të theksuar klimatike.

Hoxha informoi se Maqedonia e Veriut po ndjek në mënyrë aktive standardet evropiane në menaxhimin e ujërave, përfshirë edhe zbatimin e Direktivës Kornizë për Ujërat të Bashkimit Evropian.

Ministri Hoxha, siç informon Kabineti i tij, e theksoi nevojën për bashkëpunim rajonal, duke vënë në dukje se asnjë shtet nuk mund t’u përgjigjet i vetëm këtyre sfidave.

"Na duhen zgjidhje të përbashkëta, të bazuara në të dhëna, shkëmbim përvojash dhe veprim të koordinuar. Kjo nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri", theksoi Hoxha. fc/

Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

 

Остани поврзан