• сабота, 16 мај 2026

Hoxha në aksion ekologjik në Matkë: Natyra e pastër duhet të bëhet standardi ynë, e jo përjashtim

Hoxha në aksion ekologjik në Matkë: Natyra e pastër duhet të bëhet standardi ynë, e jo përjashtim

Shkup, 25 prill 2026 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot iu bashkua vullnetarëve në një aksion të madh për pastrimin e lokalitetit Matkë, një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore në vend.

Siç njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, gjatë aksionit, ministri Hoxha theksoi se institucionet po punojnë me intensitet në zgjidhje sistematike, por se çelësi për sukses afatgjatë qëndron në përgjegjësinë personale të çdo individi.

"Sot po realizojmë një aksion me të cilin po mbledhim mbeturinat, por qëllimi kryesor është të dërgojmë një mesazh - ka ardhur koha që përgjegjësia ndaj natyrës të bëhet shprehi. Si Ministri, investojmë në infrastrukturë të gjelbër, por forca qëndron te të gjithë ne si qytetarë. Natyra e pastër duhet të jetë standardi ynë, e jo një dukuri e rrallë, apo përjashtim", deklaroi Hoxha.

Ministria shpreh mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj Komunës së Sarajit, operatorëve kolektivë për menaxhimin e mbeturinave dhe të gjithë vullnetarëve, "të cilët me shembullin e tyre sot treguan se si mbrohet mjedisi".

"Ky aksion është pjesë e përpjekjeve më të gjera për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe për nxitjen e ndërgjegjësimit ekologjik tek qytetarët", citon MMJPH në kumtesë. sa/

Foto: MMJPH

Остани поврзан