Hoxha në takimin e parë të BIOFIN- mekanizma të rinj për financimin e biodiversitetit
- Bordi i projektit „Financimi i Biodiversitetit (BIOFIN)“ në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot mbajti takimin e parë, në të cilin paraqitje kishte ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesi rezident i UNDP-së Armen Grigorian dhe zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA)- Bordi i projektit „Financimi i Biodiversitetit (BIOFIN)“ në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot mbajti takimin e parë, në të cilin paraqitje kishte ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesi rezident i UNDP-së Armen Grigorian dhe zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha theksoi se Ministria punon vazhdimisht për mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit, për përmirësimin e sistemit të zonave të mbrojtura dhe për harmonizimin e legjislacionit nacional me direktivat evropiane. Ai theksoi se në periudhën e kaluar është arritur përparim i konsiderueshëm në valorizimin e vlerave natyrore dhe në proceset për shpalljen e zonave të reja të mbrojtura.
Sipas ministrit Hoxha, në kushtet e presioneve në rritje ndaj natyrës, nevojitet një qasje sistematike dhe financiarisht e qëndrueshme për mbrojtjen e biodiversitetit.
“Projekti BIOFIN na jep mundësinë që natyrën ta vendosim si vlerë qendrore në krijimin e politikave dhe buxheteve, përmes bashkëpunimit të institucioneve dhe partnerëve dhe vendosjes së një sistemi afatgjatë dhe efikas për mbrojtjen e saj”, theksoi Hoxha.
Foto: MMJPH