• понеделник, 19 јануари 2026

Holanda paralajmëron: Tarifat e Trampit për Grenlandën mund ta shpërbëjnë NATO-n

Holanda paralajmëron: Tarifat e Trampit për Grenlandën mund ta shpërbëjnë NATO-n

Amsterdam, 18 janar 2026 (MIA) - Komandanti i Forcave të Armatosura holandeze, Ono Ajhelshajm, paralajmëroi se përshkallëzimi i tensioneve midis SHBA-së dhe Evropës për shkak të Grenlandës mund të çojë në shpërbërjen e aleancës së NATO-s.

Ajhelshajm në intervistë për NOS deklaroi se një zhvillim i tillë i ngjarjeve do t’i sillte dobi drejtpërdrejt Presidentit rus Vladimir Putin dhe se vendet e tjera mund të krijojnë përshtypjen se NATO po dobësohet, publikou NL Tajms. 

Ai vlerësoi se ky është "skenari më i keq i mundshëm".

Ushtruesi i detyrës ministër i Punëve të Jashtme të Holandës, David van Vil, deklaroi se kabineti holandez është “në kontakt të ngushtë” me Komisionin Evropian në lidhje me përgjigjen ndaj planit të Donald Trampit për të vendosur tarifa prej 10 për qind për të gjitha mallrat holandeze nga 1 shkurti. ls/

 

Остани поврзан