Holanda dhuroi automjete të specializuara për MPB-në - fuqizim të kapaciteteve për punë kufitare dhe migrime
- – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni dhe drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme morën pjesë në pranim-dorëzimin e donacionit nga Mbretëria e Holandës, i prezantuar nga ambasadori Ozlem Xhanel dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit për Transport dhe Mbështetje në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Erik de Brost.
Shkup, 16 prill 2026 (MIA) – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni dhe drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme morën pjesë në pranim-dorëzimin e donacionit nga Mbretëria e Holandës, i prezantuar nga ambasadori Ozlem Xhanel dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit për Transport dhe Mbështetje në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Erik de Brost.

Donacioni, siç bëri të ditur MPB, përbëhet nga dy furgonë të specializuar për transport të të burgosurve dhe emigrantëve, dedikuar për Departamentin për Punë Kufitare dhe Emigrime në kuadër të Byrosë për Siguri Publike.
Ngjarjes i parapriu nënshkrimi i Protokollit për pranim-dorëzimin nga ana e drejtorit Janev dhe drejtorit të përgjithshëm De Brost.

Zëvendësministri Iseni shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar, duke theksuar se ky donacion përfaqëson kontribut të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve operative të Ministrisë.
"Me pranim – dorëzimin e automjeteve të specializuara, e forcojmë drejtpërdrejt gatishmërinë operative të shërbimeve tona dhe promovojmë bashkëpunimin ndërkombëtar policor. Ky donacion nuk është vetëm mbështetje materiale, por edhe konfirmim i fortë i besimit dhe partneritetit midis dy vendeve", theksoi zëvendësministri Iseni.

Ai shtoi se bashkëpunimi dypalësh me Mbretërinë e Holandës realizohet përmes shumë projekteve të përbashkëta drejt modernizimit të policisë, fuqizimin e kapaciteteve institucionale në sundimin e drejtësisë.
Donacioni përfaqëson edhe një hap konkret në thellimin e partneritetit mes të dyja vendeve dhe kontribuon drejt përballjes më efikase me sfidat e sigurisë, veçanërisht në sferën e menaxhimit kufitar dhe emigrimit. fc/
Foto: MPB