MPB: Janë të rreme raportimet për bomba në qendrat tregtare "East gate" dhe "Diamond"
- Raportime të rreme për bomba përmes postës elektronike janë dërguar sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme për qendrat tregtare "East gate" dhe "Diamond" në Shkup.
Shkup, 19 prill 2026 (MIA) - Raportime të rreme për bomba përmes postës elektronike janë dërguar sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme për qendrat tregtare "East gate" dhe "Diamond" në Shkup.
Pas më shzmë se dy orë kontrollë në brendësinë dhe rreth objekteve. MPB njoftoi se raportimet se janë janë vendosur mjete elektronike janë të rreme. Nuk ka informacione për atë se kush i ka dërguaer mejlet në MPB.
"Sot (19 prill 2026) në adresën elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar një mesazh me kërcënim se janë vendosur pajisje shpërthyese në qendrat tregtare "East Gate" dhe "Diamond" në Shkup. Menjëherë pas raportimeve të marra janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse nga ana e nëpunësve të policisë në brendësinë dhe rreth objekteve, me ç'rast është vërtetuar se bëhet fjalë për raportime të rreme për bomba", informoi MPB-ja.

Paraprakisht sot të punësuarit në qendrën tregtare Ist gejt deklaruan për MIA-n se rreth orës 10:30 kanë marrë mesazh që t'i lëshojnë hapësirat e tyre të punës, pas çka qendra tregtare është mbyllur për konsumatorët. mb/
Foto: MIA