Hezbollahu e pranoi dorëheqjen e funksionarit të lartë të sigurisë, Vafik Safa
- Kryesia e Hezbollahut libanez sot e pranoi dorëheqjen e funksionarit të lartë të sigurisë, Vafik Safa, që është hera e parë një funksionar i rangut të tij të japë dorëheqje, dekalruan nurime të njoftuara me gjendjen e grupit, transmetuan mediumet britanike.
Bejrut, 6 shkurt 2026 (MIA) - Kryesia e Hezbollahut libanez sot e pranoi dorëheqjen e funksionarit të lartë të sigurisë, Vafik Safa, që është hera e parë një funksionar i rangut të tij të japë dorëheqje, dekalruan nurime të njoftuara me gjendjen e grupit, transmetuan mediumet britanike.
Safa prej vitit 1987 është shef i njësisë për lidhje dhe koordinim të Hezbollahut, i angazhuar për bashkëpunim me organizatat libaneze dhe ndërkombëtare të sigurisë, kumtuan mediumet libaneze.
Në tetor të vitit 2024, ai i mbijetoi një tentimi për atentat, organizuart nga forcat izraelite.
Pasi që në SHBA vendosën sanksione ndaj tij në vitin 2019, Safa u prëfshi në furnizimin e qindra pasaportave të huaja për operativët e Hezbollahut, së bashku me Muhamed Raed, shef i fraksionit të Hezbollahut në Parlamentin libanez.
Plotësisht, Safa i përdori lidhjet e tij për kontrabandë të drogës dhe armëve dhe lehtësim të lëvizjes së personelit të Hezbollahut në portet libaneze (detare dhe ajrore) dhe në vendkalime të ndryshme kufitare.
Ai konsiderohet si mjaft aktiv në grumbullimin e mjeteve për mbështetësit e Hezbollahut. ab/
Foto: ЕPА