• четврток, 26 септември 2024

Hezbollahu e akuzoi Izraelin për shpërthimet në Liban, rritet numri i të vdekurve

Hezbollahu e akuzoi Izraelin për shpërthimet në Liban, rritet numri i të vdekurve

Bejrut, 17 shtator 2024 (MIA) - Hezbollahu e akuzoi Izraelin për shpërthimet e pejxherëve në Liban në të cilat u lënduan afërsisht 3.000 njerëz dhe u kërcënua me hakmarrje.

Pasi që i hetuam të gjitha "informatat e kapshme për sulmin që ndodhi sot pasdite, e konsiderojmë armikun izraelit tërësisht përgjegjës", shkroi milicia e mbështetur nga Irani në Telegram.

"Ky armik tradhëtar dhe kriminel sigurisht do të marrë hakmarrje të drejtë për këtë agresion të gabuar", theksoi grupi.

Nëntë persona e humbën jetën, ndërsa edhe rreth 2.800 janë lënduar, prëfshirë edhe anëtarë të Hezbollahut, në shpërthime të dyshuara dhe të koordinuara të pejxherëve në disa rajone libaneze, kryesisht në rajone nën kontroll të Hezbollahut", kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Një burim i afërt me Hezbollahun tha për DPA-në se shpërthimet të cilat ndodhën në rajine të ndryshme të Libanit, janë "goditje për aparatin e sigurisë së Hezbollahut.

Në mesin e të vrarëve është djali i deputetit të Hezbollahut, Ali Amar, kumtoi grupi, përderisa djali i deputetit të Hezbollahut Hasan Fadlala dhe djali i shefit të sigurisë së lëvizjes Vafik Safa janë lënduar. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан