Hamasi ka liruar tetë pengje izraelite dhe tajlandeze
- – Lëvizja palestineze Hamas në Gazë ka liruar tetë pengje dhe ia dorëzoi Kryqit të Kuq, por shkëmbimi ishte shoqëruar me skena kaotike para qytetarëve të grumbulluar palestinezë. Në këmbim, Izraeli duhet të lirojë 110 të burgosur palestinezë.
Gazë, 30 janar 2025 (MIA) – Lëvizja palestineze Hamas në Gazë ka liruar tetë pengje dhe ia dorëzoi Kryqit të Kuq, por shkëmbimi ishte shoqëruar me skena kaotike para qytetarëve të grumbulluar palestinezë. Në këmbim, Izraeli duhet të lirojë 110 të burgosur palestinezë.
E para ishte liruar një ushtare izraelite 20-vjeçare Agam Berger, në kampin e refugjatëve Xhabalia në Gazën Veriore. Pastaj vijoi dorëzimi i edhe dy qytetarëve izraelitë – Arbel Jehud (29) dhe Gadi Mozes (80), si dhe i pesë punëtorëve tajlandezë, të cilët ishin kidnapuar më 7 tetor të vitit 2023 gjatë kohës së sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.
Veçanërisht kujdes tërhoqi lirimi i Jehud në Han Junis, ku qindra pjesëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik u rreshtuan si demonstrim i forcës. Turma palestineze, pjesërisht e strehuar në rrënojat e ndërtesave të bombarduara, e rrethoi pengen, derisa militantët e maskuar e shoqëruan përgjatë atmosferës kaotike.
Forcat izraelite të mbrojtjes (CAHAL) njoftuan se të gjitha pengjet e liruara janë kthyer sigurt në Izrael.
Ky është shkëmbimi i tretë i pengjeve për të burgosur palestinezë nga fillimi i armëpushimit.
Në kuadër të armëpushimit, qindra mijëra palestinezë kthehen në shtëpitë e tyre në Gazë, por me ndjenja të përziera – gëzim për kthim, por edhe dhimbje për të afërmit e humbur në konfliktin 15-mujor, i cili i shkatërroi pjesët veriore të rripit. fc/
Fotografia: EPA