Hakerë kanë hyrë në fondet pensionale të Australisë
- Hakerë kanë kryer sulme të koordinuara ndaj fondeve më të mëdha pensionale në Australi, me ç'rast janë vjedhur kursimet e disa anëtarëve, ndërsa mbi 20.000 llogari janë kompromituar.

Kanbera, 4 prill 2025 (MIA) - Hakerë kanë kryer sulme të koordinuara ndaj fondeve më të mëdha pensionale në Australi, me ç'rast janë vjedhur kursimet e disa anëtarëve, ndërsa mbi 20.000 llogari janë kompromituar.
Koordinatorja kombëtare për siguri kibernetike, Mishel MekGines, deklaroi se sulmuesit kanë hyrë në sektorin pensional me vlerë 4,2 miliardë dollarë australianë (2,4 miliardë euro) dhe se janë ndërmarrë masa urgjente për përgjigje.
Sipas të dhënave të Shoqatës australiane të fondeve pensionale, gjatë fundjavës janë sulmuar disa fondacione. Kompanitë AustralianSuper, Australian Retirement, Rest, Insignia dhe Hostplus konfirmuan se kanë qenë cak i sulmit.
Kryeministri australian Entoni Albaneze deklaroi se qeveria u informua për incidentin dhe do të reagojë në mënyrë adekuate. Ai shtoi se sulme të tilla rregullisht ndodhin në Australi. bsh/
Foto: Arkiv