• петок, 20 февруари 2026

Guteresh: Problemet globale nuk do të zgjidhen nga një fuqi që merr të gjitha vendimet

Guteresh: Problemet globale nuk do të zgjidhen nga një fuqi që merr të gjitha vendimet

Nju-Jork, 30 janar 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e kritikoi sjelljen gjeopolitike të Kinës dhe SHBA-së nën presidencën e Donald Trampit, transmetoi DPA.

"Problemet globale nuk do të zgjidhen nga një fuqi që merr të gjitha vendimet", tha Guteresh, i cili tërhiqet nga detyra në fund të vitit, në konferencën e tij të fundit për shtyp në Nju-Jork.

"As nuk do të zgjidhen me atë që dy fuqi do ta ndajnë botën në sfera rivale të ndikimit", shtoi ai.

Në pyetjen e gazetarëve, Guteresh sqaroi se me "një fuqi" nënkuptonte SHBA-në, ndërsa me "dy fuqi", SHBA-në dhe Kinën. Bota duhet të fokusohet në "multipolaritet", tha ai.

"Multipolaritet i rrjetëzuar, gjithpërfshirës sipas dizajnit dhe aftësisë të krijojë barazi përmes partneriteteve. Partneritet në tregti, në teknologji dhe në bashkëpunim ndërkombëtar", theksoi Guteresh. sa/

Foto: DPA

Остани поврзан