• сабота, 16 мај 2026

Guardiolla ofron dhurata për lojtarët e Barnlit nëse e ndalin Arsenalin

Guardiolla ofron dhurata për lojtarët e Barnlit nëse e ndalin Arsenalin

Mançester, 15 maj 2026 (MIA) – Lufta për titullin në Premier ligë po zhvillohet edhe jashtë fushës. Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiolla ka premtuar shpërblim për lojtarët e Barnlit nëse arrijnë ta ndalin Arsenalin.

Sipas mediave angleze, Guardiolla u ka premtuar lojtarëve të Barnlit orë “Roleks” nëse ata e ndalin Arsenalin në luftën për titullin e kampionatit.

“Topçinjtë” kanë gjasa të jenë përsëri kampionë të Premier ligës që pas vitit 2004, sepse kanë dy pikë më shumë se Mançester Siti.

Arsenali të hënën luan në shtëpi kundër Barnlit, ndërsa në raundin e fundit si mysafir i Kristall Pallasit. Barnli tashmë ka rënë nga Premier liga, ndërsa Kristall Pallasi nuk ka motive konkurruese. Siti luan në shtëpi me Burnemuthin të martën, ndërsa në raundin si mysafir me Aston Villën.

Foto: EPA

Остани поврзан