Guardiola mbetet te Mançester Siti edhe për të paktën 18 muaj
- Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola në prag të ndeshjes së fundjavës kundër Vest Hemit iu përgjigj pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij në klub, pasi u paraqitën lajme për pasardhësin e tij sezonin e ardhshëm. Ai është përgjigjur me sarkazëm se do të largohet kur të jetë 75 ose 76 vjeç.
Mançester, 19 dhjetor 2025 (MIA) – Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola në prag të ndeshjes së fundjavës kundër Vest Hemit iu përgjigj pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij në klub, pasi u paraqitën lajme për pasardhësin e tij sezonin e ardhshëm. Ai është përgjigjur me sarkazëm se do të largohet kur të jetë 75 ose 76 vjeç.
"Gjithmonë në një moment të caktuar të sezonit më pyetni për të ardhmen time në klub. Pra, në moshën 75 ose 76 vjeç do të largohem nga Mançester Siti. Kam edhe 18 muaj nga kontrata. Jam i lumtur dhe i emocionuar për progresin e ekipit", tha Guardiola.
Spanjolli i cili është 54 vjeç është në stolin e "qytetarëve" që nga viti 2016, me të cilët ka fituar gjashtë tituj të Premier ligës, një Ligë kampionësh, dy FA kupa, katër Kupa të ligës, Kupën e botës për klube dhe Superkupën e UEFA-s. Mançester Siti është i dyti në tabelë, dy pikë pas liderit Arsenalit.
Foto: EPA