• вторник, 24 март 2026

Grosi: ANEB nuk ka prova se Irani po zhvillon bombë bërthamore

Grosi: ANEB nuk ka prova se Irani po zhvillon bombë bërthamore

Vjenë, 4 mars 2026 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi mbrëmë deklaroi se nuk ka prova se Irani po zhvillon bombë bërthamore, por theksoi se refuzimi i Iranit për t'u lejuar inspektorëve qasje të plotë deri te objektet e veta është shkak për shqetësim serioz.

Grosi në rrjetet sociale deklaroi se është i qartë dhe konsekuent në raportet e tij.

"Isha shumë i qartë dhe konsekuent në raportet e mia për programin bërthamor të Iranit. Edhe pse nuk ka prova se Irani po zhvillon bombë bërthamore, rezervat e tij të mëdha të uraniumit të pasuruar janë pothuaj të aftësuara për armë, ndërsa refuzimi që t'u jepet qasje e plotë inspektorëve të mi është shkak për shqetësim serioz", ka shkruar ai.

Ai shtoi se në raportet paraprake ka cekur se derisa Irani nuk ndihmon në zgjidhjen e çështjeve të hapura, të lidhura me masat për mbikëqyrje, Agjencia që ai e udhëheq nuk mund të japë garanca se programi bërthamor i Iranit është ekskluzivisht për qëllime paqesore. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан