Global Digital City 2026 në Tetovë
- Në Tetovë sot do të mbahet ngjarje dy-ditore Global Digital City 2026 kushtuar zhvillimit të sektorit BPO dhe ICT, aftësiveve digjitale, inovacionit dhe punësimit të të rinjve.
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Në Tetovë sot do të mbahet ngjarja dy-ditore Global Digital City 2026 kushtuar zhvillimit të sektorit BPO dhe ICT, aftësiveve digjitale, inovacionit dhe punësimit të të rinjve.
"Ngjarja do të bashkojë institucione, liderë të industrisë, kompani ndërkombëtare, komunitetin akademik si dhe profesionistë të rinj nga rajoni", thonë organizatorët.
Programi përfshin fjalime, diskutime në panel, trajnime, prezantime të kompanive, si dhe rrjetëzim të organizuar dhe një numër aktivitetesh të tjera, me fokus të veçantë në mundësitë e punësimit dhe zhvillimin e aftësive tek studentët dhe të rinjtë. mb/
Foto: MIA