• сабота, 16 мај 2026

Gjykimi për rastin "Puls": Mbrojtja e Dejan Jovanovit kërkon përjashtimin e publikut dhe reagimin e gjykatësit për kërcënimet ndaj tij

Gjykimi për rastin

Shkup, 4 maj 2026 (MIA) - Mbrotja e të akuzuarit të parë, Dejan Jovanov - Deko, avokatja Ivana Kocevska, reagoi ndaj kërcënimeve të drejtëpërdrejta për jetën e tij në seancën e kaluar dhe kërkoi që ato të shënohen në procesverbal. 

Në seancën e kaluar, një pjesë e të dëmtuarve reaguan ashpër, duke thirrur “lirojeni, që ne t’i gjykojmë”, ndërkohë që mbrojtja e të akuzuarit kryesor para Gjykatës paraqiti kërkesë për heqjen e paraburgimit.

Kocevska, para fillimit të gjykimit për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u plagosën, reagoi edhe ndaj, siç tha ajo, "selektivitetit të masave për sigurimin e pranisë, si dhe selektivitetit të ndjekjes penale” nga Prokuroria, e cila, sipas saj, duhej të kishte nisur procedurë zyrtare lidhur me kërcënimet e bëra ndaj jetës. 

"Jap propozim për përjashtim jashtëzakonisht të domosdoshëm të publikut, duke pasur parasysh se Gjykata është e detyruar të sigurojë rendin dhe mbrojtjen e të drejtave të të akuzuarve", tha Kocevska.

Gjyqtarja Dijana Gruevska Ilievska theksoi se deri më tani në procesverbal nuk është vërejtur asnjë kërcënim, pavarësisht se nga cila anë vjen. 

"Së pari, do të paralajmërohen, pastaj do të përjashtohen dhe ndëshkohen. Dihet kur përjashtohet publiku, ndërsa gjatë kësaj periudhe ata nuk janë publiku, por palët e dëmtuara në procedurë. Nëse është e nevojshme, ata mund të përjashtohen individualisht", deklaroi gjykatësja.

Prokuroria reagoi ndaj propozimit, duke potencuar se dihet se kur dhe në çfarë rrethanash përjashtohet publiku.

"Propozimi është krejtësisht i pabazuar, si i paligjshëm. Përjashtimi i publikut nuk vlen për palët dhe palët e dëmtuara.

Lidhur me ndjekjen penale sipas detyrës zyrtare, prokurorja tha se ndoshta bëhej fjalë për një rast konfuzioni dhe se duhet të merret në konsideratë intensiteti i kërcënimeve dhe mundësia reale e realizimit të tyre.

"Në rastin konkret, Gjykata veproi drejt dhe u dha një paralajmërim me gojë", deklaroi prokurorja.

Mbrojtja e Jane Jançevskit dhe Martin Georgievit në fillim, gjithashtu, paraqiti kërkesë për heqjen e masës së arrestit shtëpiak, duke potencuar se arsyet për vendosjen e saj nuk ekzistojnë më.

Gjykata para fillimit të seancës së sotme, informoi se kërkesat për heqjen e masave të sigurisë kundër Bekim Haxhiut dhe Todor Jovanovit po refuzohen si të pabazuara.

Prokuroria në fillim të seancës së sotme, informoi se kishte marrë një deklaratë nga prindi i Dario Trifunovit, në të cilën thuhej se djali i tij ndodhet jashtë vendit dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në gjyqin e sotëm, si dhe në të ardhmen e afërt, ndërsa pastaj, siç u potencua, nuk lë asnjë informacion se si të kontaktohet.

"Prandaj, propozojmë që të lexohet deklarata e tij, sepse ky person si dëshmitar nuk është i disponueshëm për autoritetet e ndjekjes penale", theksuan nga Prokuroria.

Gjykata informoi se ka marrë njoftim nga MPB-ja se edhe dëshmitarja Aleksandra Pepelarovska nuk ishte e disponueshme për organet e zbatimit të ligjit.

Seanca e sotme vazhdon me marrjen në pyetje të drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov.

Prokuroria në seancën e mëparshme dëgjimore, prokuroria paraqiti gjetjet dhe mendimet e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimave, si dhe dokumentacionin mjekësor dhe të dhënat mbi të lënduarit që kërkuan ndihmë mjekësore pas zjarrit në të cilin vdiqën 63 persona, ndërsa u plagosën mbi 200 persona.

Në seancën e kaluar, një pjesë e të dëmtuarve reaguan ashpër duke thirrur “lirojeni, që ne t’i gjykojmë”, ndërkohë që mbrojtja e të akuzuarit të parë, para Gjykatës paraqiste kërkesë për heqjen e paraburgimit.

Zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan shpërtheu më 16 mars 2025 gjatë performancës së grupit DNK dhe paraqet një prej tragjedive më të rënda në historinë më të retë vendit. Gjykimin e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska-Ilievska, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga ekipi prej 15 prokurorëve.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан