• вторник, 03 февруари 2026

Gjykim për zjarrin në "Puls": Piroteknika është përdorë edhe paraprakisht, ka pasur kontrolle, por argëtimi nuk është ndërprë

Gjykim për zjarrin në

 Shkup, 2 shkurt 2026 (MIA) - Funksionimi i klubit, brendësia e tij, lëshimi i biletave gjatë hyrjes, deri në momentin kur shpërtheu zjarri dhe kur tymi kanë përfshirë diskotekën e mbushur me njerëz, si dhe pasojat që ata vuajnë deri më sot, ishin pjesë e dëshmive të dëshmitarëve në sallën e gjyqit në Idrizovë në vazhdimin e sotëm të gjykimit në rastin në të cilin humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

 I pari dëshmoi një mysafir në diskon "Puls", i cili pësoi lëndime trupore në zjarr, për të cilat u trajtua në Slloveni, ku në fletëlëshimin, siç tha, thuhej se 100 për qind e mushkërive të tij ishin të zeza dhe rrugët e frymëmarrjes të djegura.

 Dëshmitari, në pyetjen e Prokurorisë, u përgjigj në lidhje me pamjen dhe rregullimin e diskotekës pas rinovimit të saj, si dhe momentin kur shpërtheu zjarri dhe kur u shfaq "tym i zi i dendur me erë plastike", si dhe momentin e panikut dhe rrëmujës drejt daljes nga diskoteka.

 Dëshmitari i dytë, i cili kishte punuar me kohë të pjesshme në diskotekë si barist që nga hapja e saj në vitin 2012, tha se nuk kishte nënshkruar kontratë dhe kishte punuar si punëtor i pasiguruar deri në vitin 2023, kur u regjistrua si punëtor me kohë të pjesshme.

 Ky dëshmitar shkaktoi shumë polemika në sallën e gjyqit me përgjigjet e tij. Së pari, ai u mor në pyetje nga Prokuroria, pastaj iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes, më pas u mor në pyetje si dëshmitar për disa nga të akuzuarit dhe më pas iu përgjigj përsëri pyetjeve të Prokurorisë. Në fund, gjykata i bëri disa pyetje. Kur u pyet nga Prokuroria, dëshmitari tha se kishte punuar si barist natën fatale.

 Duke iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë, dëshmitari tha se kishte parë dy ose tre aparate zjarri në diskotekë, si dhe tabela për hidrantët, por nuk kishte parë. Si i punësuar në diskotekë, tha se nuk kishte pasur trajnim për sigurinë në punë.

 Natën fatale, ai ishte në punë, por nuk pa se kush i aktivizoi piroteknikët.

  "Atë mbrëmje, sipas vlerësimit tim, kishte rreth 500 njerëz. Të 82 tavolinat në diskotekë ishin plot", tha dëshmitari, duke theksuar se kishte edhe të mitur.

 Rreth orës 2:35 të mbrëmjes, sipas dëshmitarit, grupi muzikor bërtiti se kishte rënë zjarr dhe pa pronarin Deko të merrte një aparat kundlr zjarrit dhe të shkonte ta shuajë.

Piroteknikë në disotekë, dëshmitari tha ishin përdorur edhe më parë,  dhe se për këtë Deko kishte angazhuar një njeri nga Shkupi. 

 Kontrolle në diskotekë, sipas dëshmitarit ka pasur, por zbavitja nuk është ndërprerë.

 Dëshmitarit, me kërkesë të njërit prej avokatëve, iu tregua një deklaratë që  dha në Prokurori, ku tha se nuk kishte parë të kishte ndonjë piroteknikë të vendosur në skenë dhe kush po i vendoste ato, por pasi grupi muzikor DNK mbaroi së vendosuri ato në skenë, ai pa dy kuti konike të zeza.

 Në një pyetje të drejtpërdrejtë nga mbrojtja e pronarit Deko, nëse djali i tij Mihail ishte përgjegjës për rezervimet në diskotekë, dëshmitari tha jo, duke shpjeguar se kjo bëhej nga menaxheret, të cilat ndërroheshin vazhdimisht.

 Prokuroria reagoi ndaj disa pjesëve të deklaratës së dëshmitarit, pas së cilës filloi t’i tregonte prokurorisë pjesë të deklaratës së tij, ndaj të cilave mbrojtja reagoi duke thënë se dëshmitarit po i bëhet presion.

Në pyetjen e Gjykatës nëse kishte të mitur të pranishëm në diskotekë kur kishte kontrolle dhe nëse ata ishin të regjistruar, dëshmitari tha po.

 Dëshmitari i tretë tha se natën e zjarrit, ai kishte qenë në një kafene tjetër,  dhe kishte qenë shkurt në diskotekën "Puls" për të takuar një nga anëtarët e grupit.

  I pyetur nëse fëmijët e mikut të tij ishin identifikuar në hyrje, dëshmitari tha, se nuk e mban mend, por mendon se jo, sepse, siç tha, "ishin me prind".

 Sipas tij, shumica e të ftuarve nuk e morën shumë seriozisht situatën dhe vepruan shumë ngadalë.

 Dëshmitari tha se natën që shpërtheu zjarri, në diskotekë kishte policë me uniformë.

 Mbrojtja e të akuzuarve të personave zyrtarë për zjarrin në diskotekën "Puls" në fillim të gjyqikimit të sotëm kërkoi që Prokuroria Publike të rishqyrtojë rrethanat e paraqitura nga PTHP GOKK javën e kaluar për ndërprerjen e procedurës për ndjekjen të shtatë nëpunësve të policisë sipas Nenit 292 - Vepra të Rënda Kundër Sigurisë Publike, duke theksuar se për disa nga të akuzuarit tani, akuzat mund të identifikohen dhe të tërhiqen.

 Prokurori Borçe Janev tregoi se PP nuk i ka vendimet nga brifingu PTHP GOKK për ndërprerjen e procedurës për nëpunësit policorë, duke theksuar se vendimet e tilla i nënshtrohen vlerësimit nga PP më të larta dhe se duke pasur parasysh afatin e shkurtër, ato nuk janë përfundimtare.

 Rastin e udhëhiq gjykatësja Dijana Gruevska Ilievska dhe është në procedurën e provave me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria.

Seanca e radhës është caktuar për më 5 shkurt. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан