• сабота, 14 март 2026

Gjorgjievski: Shkupi kujton – 83 vjetorin nga 11 marsi i zi

Gjorgjievski: Shkupi kujton – 83 vjetorin nga 11 marsi i zi

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Sot, me zemër të thyer, kujtojmë 7,144 bashkëqytetarët tanë hebrenj, të cilët në këtë ditë u morrën me forcë nga shtëpitë e tyre, familjet e tyre dhe nga Shkupi i tyre, dhe u dërguan drejt vdekjes së sigurt në kampin Treblinka, ka shkruar në një postim në Fejsbuk kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

 Kjo, siç thekson kryetari i Shkupit, është një dhimbje që ende jeton në kujtimin e qytetit tonë.

"Ata ishin fqinjtë tanë, miqtë tanë, zanatçinjtë – njerëz që me punën, kulturën dhe shpirtin e tyre ndërtonin jetën në Shkup. Një ditë u zhdukën, dhe pas tyre mbeti një heshtje që zgjatë me dekada", thekson ai

Tragjedia e Holokaustit, siç thotë Gjorgjievski, është një kujtesë e përjetshme për njerëzimin dhe një dëshmi se sa poshtë mund të bjerë njeriu kur urrejtja bëhet ideologji, ndërsa e keqja politikë.

"Prandaj, detyra jonë është të kujtojmë. Ta ruajmë të vërtetën dhe të mos lejojmë kurrë që errësira të kthehet përsëri. Shkupi asnjëherë nuk do t’i harrojë bashkëqytetarët e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave", theksoi Gjorgjievski në postimin e tij në Fejsbuk. qa/

Foto: Fejsbuku i Orce Gjorgjievskit

 

Остани поврзан