• сабота, 16 мај 2026

Gjorgjievski: Realizim rekord i investimeve kapitale në tremujorin e parë të vitit 2026

Gjorgjievski: Realizim rekord i investimeve kapitale në tremujorin e parë të vitit 2026

Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Qyteti i Shkupit po shënon tremujorin e parë më të mirë në historinë e tij sa i përket realizimit të investimeve kapitale, kumtoi kryetari i Qytetit, Orce Gjorgievski.

Sipas të dhënave të publikuara në profilin e tij në Fejsbuk, në buxhetin bazë të Qytetit të Shkupit për vitin 2026 janë planifikuar investime kapitale në vlerë prej 1,85 miliardë denarë, që është një rritje prej 32,4 për qind në krahasim me vitin 2025. Në tremujorin e parë të vitit u realizuan 335,75 milionë denarë, ose 18,12 për qind nga totali i investimeve kapitale të planifikuara, që, siç pohon Gjorgievski, është realizimi më i lartë për këtë periudhë deri më tani.

"Sot, me krenari mund të them se Qyteti i Shkupit po shënon tremujorin e parë më të mirë në historinë e tij, me realizimin më të lartë të investimeve kapitale deri më tani", thekson Gjorgjievski.

Ai informoi se vetëm në prill është realizuar një shumë prej 464,45 milionë denarë investime kapitale, që është realizimi më i lartë i prillit në krahasim me të gjitha vitet e mëparshme. Deri në 8 maj 2026, gjegjësisht për një periudhë prej katër muajsh e tetë ditë, realizimi tejkaloi 480 milionë denarë, që është 26 për qind e investimeve të përgjithshme kapitale të planifikuara.

Në statusin theksohet se për të njëjtën periudhë, realizimi në vitin 2026 është më i lartë se realizimi i përgjithshëm në gjashtë muajt e parë të disa viteve të mëparshme. Në vitin 2025, realizimi arriti në 463 milionë denarë, në vitin 2024 385,4 milionë, në vitin 2023 420,5 milionë dhe në vitin 2022 368,4 milionë denarë.

Paralelisht me investimet kapitale, siç u theksua, janë siguruar mjete për pagesën e të gjitha subvencioneve të trashëguara, duke përfshirë subvencionet për biçikleta, çati prej azbesti, kondicionerë inverter, pastrim oxhaqesh dhe bursa për shkollat e mesme.

Shtesë, janë siguruar më shumë se 467,9 milionë denarë subvencion për ndërmarrjet publike "Parqe dhe gjelbërim", "Higjiena komunale", "Drislla", "Lajka", "Rrugë dhe rrugica" dhe NQP.

Gjorgievski thekson se për rreth katër muaj e gjysmë, detyrimet e ndërmarrjeve publike janë ulur për rreth 38,5 milionë euro, ku ulja më e madhe është regjistruar te NP "Ujësjellës dhe Kanalizime", me 1,55 miliardë denarë. Në të njëjtën periudhë, detyrimet e Qytetit të Shkupit janë ulur për rreth 11,6 milionë euro.

"Ky është ndryshimi kur qyteti drejtohet me përgjegjësi", shton Gjorgjievski.

Njëherit, ai shton se është vendosur rregull në pagesën e pagave në ndërmarrjet publike dhe se nuk ka më vonesa, si dhe se ndërmarrjet po funksionojnë në mënyrë stabile dhe po zbatojnë programet e tyre të investimeve. ls/

Foto: Fejsbuk

 

 

Остани поврзан