• понеделник, 15 декември 2025

Gjorgjievski i fton shkupjanët në sheshin "Maqedonia": Së bashku ta ndriçojmë qytetin

Gjorgjievski i fton shkupjanët në sheshin

Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Atmosferë e posaçme, program i pasur me argëtim, muzikë, shumë dhurata dhe befasi për të gjitha gjeneretat, paralajmëron kryetari Orce Gjorgjievski, i cili i fton shkupjanët, pasdite në ora 18, në sheshin "Maqedonia" së bashku të marrin pjesë në ndriçimin e qytetit me rastin e festave të fundvitit.

Siç thekson Gjorgjievski, këtë vit kthehet sërish shpirti festiv në sheshin "Maqedonia".

"Qyteti ynë është më i bukur kur shkëlqen nga gëzimi, buzëqeshjet dhe magjia festive. Dhe të gjithë ne - të rinj dhe të vjetër - meritojmë ngrohtësinë që sjellin festat e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve. Prandaj, me gëzim të madh, ju ftoj të bashkoheni me ne në shënimin e fillimit të një kapitulli të ri festiv të mbushur me argëtim, muzikë, shumë dhurata dhe heronjtë tuaj të preferuar që do t'i kënaqin më të vegjlit. Në orën 18:00, në sheshin Maqedonia, së bashku me ju do ta ndriçojmë qytetin dhe pas disa vitesh do të ndjejmë shkëndijën e parë të frymës festive", shkroi kryetari i Qytetit të Shkupit në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas tij, nga nesër deri më 31 dhjetor çdo ditë do të ketë ngjarje dhe argëtime për të gjiha gjeneratat, ndërsa pritja e Vitit të ri do të jetë spektakolare dhe e paharruar.

Gjorgjievski pasdite në konferencën për shtyp do të informojë për dekorimin e vitit të ri dhe për programin dhe ngjarjet e Qytetit të Shkupit. mb/

Foto: MIA dhe FB i Gjorgjievskit 
 

Остани поврзан