• среда, 08 април 2026

Gjorgjievski: Ekipet përgjegjëse për Shkupi Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028" po punojnë intensivisht, do të zbatohet ashtu siç e meritojnë qytetarët

Gjorgjievski: Ekipet përgjegjëse për Shkupi Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028

 Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Kryetari i Qytetit  të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot, duke u përgjigjur në pyetjen e një këshilltari, theksoi se ekipet përgjegjëse për organizimin e "Shkupi Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028" po punojnë intensivisht me përgatitjet.

"Përveç kësaj, intesivisht ekipet të cilat janë të obliguara atje po punojnë rreth koordinimit dhe përgatitjeve. Jemi përpara një procesi në të cilin do të ketë edhe një ribrandim të kryeqytetit tonë, të kafeneve të qytetit. Praktikisht duke filluar i gjithë procesi, por konkretisht me vepra. Jam i kënaqur që partnerët tanë nga Bashkimi Evropian po na ndihmojnë seriozisht në këtë proces. Seriozisht na ndihmojnë edhe përfaqësues të qyteteve nga Evropa që kanë pasur përvojë të tillë me vite", tha Gjorgjievski. 

 

Gjorgjievski potencoi se ky projekt do të zbatohet me dinjitet, ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë.

 "Konsideroj se organi është në rrugën e duhur. Janë të organizuar mirë. Ka ekspertë dhe profesionistë që punojnë ditë e natë me mund gjatë gjithë procesit dhe besoj se i gjithë procesi do të kryhet me dinjitetin që meriton qyteti ynë dhe qytetarët tanë. Është një projekt shumë i rëndësishëm për Shkupin  dhe për shkupjanët, por i rëndësishëm edhe  për Republikën e Maqedonisë. Konsideroj se përfitimet në fund të ditës do të jenë për bashkëqytetarët tanë nga mbajtja e të gjitha atyre manifestimeve", tha ai.

 Kryetari i Shkupit informoi se më 15 prill do të mbahet një takim zyrtar i kryetarëve të komunave të Nova Gorcës, Goricës dhe Shkupit, do të organizohen trajnime të veçanta në kuadër të "Shkupi - Kryeqytet i Kulturës 2028". Po atë ditë, në orën 18, në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të mbahet një ekspozitë e përbashkët e tre qyteteve.

 Foto: printskrin

 

Остани поврзан