• сабота, 22 февруари 2025

Gjermania paralajmëron për operacion prorus për përhapje të dezinformatave në prag të zgjedhjeve

Gjermania paralajmëron për operacion prorus për përhapje të dezinformatave në prag të zgjedhjeve

Berlin, 21 shkurt 2025 (MIA) - Ministria gjermane e Punëve të Brendshme sot paralajmëroi për operacion prorus për përhapje të dezinformatave, qëllimi i të cilit është të ndikohet ndaj fushatës zgjedhore gjermane, duke përdorur video të rrejshme që përhapen në rrjetet sociale në Hamburg dhe Lajpcig.

Ministria kumtoi se ka indikacione se fushata është e lidhur me të ashtuquajturin operacion prorus "Stuhia 1516", i cili paraprakisht ishte vërejtur në fushatën për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024.

Agjencitë e sigurisë në Lajpcig dhe Hamburg identifikuan disa faqe dhe profile pseudomediatike në rrjetet sociale si pjesë e rrjetit prorus. Videoja e cila ndahet në rrjetet sociale në Lajpcig kinse sugjerojnë se kandidatja e partisë së djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), Alis Vajdel, është anahskaluar nga lista dhe se partia nuk mund të votojë në qytet.

"Operacioni 'Stuhia 1516' përhapë për,bajtje të gabuar apo të rrejshme përmes mediumeve sociale dhe ueb-faqeve të veta, duke prëdorur raportime senzacionale për ta rritur përhapjen e vet", thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Autoritetet e qytetit në Lajpcig kumtuan se operacioni fillimisht ka krijuar llogari joautentike në mediumet sociale dhe faqet pseudomediatike të cilat shërbejnë si "gjumashë" dhe fillimisht janë përmbushur me përmbajtje neutrale deri proruse para se të aktivizohen për përhapje të dezinformatave.

"Qyteti për momentin po heton se çfarë hapa juridik duhet të ndërmerren si rezultat i këtyre videove", thuhet në kumtesë. ab/

 

 

Остани поврзан