Gjermani: Regjistrimi i detyruar ushtarak fillon në janar
- Nga janari i vitit 2026, Gjermania do të vendosë regjistrim të detyruar, që përfshin plotësim të pyetësorit për aftësinë, kapacitetin dhe gatishmërinë për shërbimin në ushtri, por vetë shërbimi ushtarak ende konsiderohet si vullnetar.
Berlin, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Nga janari i vitit 2026, Gjermania do të vendosë regjistrim të detyruar, që përfshin plotësim të pyetësorit për aftësinë, kapacitetin dhe gatishmërinë për shërbimin në ushtri, por vetë shërbimi ushtarak ende konsiderohet si vullnetar.
Të gjithë meshkujt e një moshe të caktuar do të duhet të plotësojnë një pyetësor që përmban 14 pyetje, ndërsa Bundesveri do t'i shfrytëzojë përgjigjet për të vlerësuar se kush është i interesuar për shërbim ushtarak dhe kush është i aftë për shërbim, sipas ueb-faqes së Bundesverit.
Në ueb-faqe, gjithashtu, ceket se nëse dikush tenton të evitojë përgjigjen në pyetësor apo qëllimisht ka dhënë informata të rrejshme gjatë plotësimit, bën kundërvajtje administrative, për të cilën mund t'i shqiptohet gjobë.
Bild publikoi se gjoba mund të jetë deri në 1.000 euro.
Gazeta shtonj se prej korrikut të vitit 2027, provimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë meshkujt, ndërsa secili që nuk do të paraqitet në kontrollin mjekësor do të përballet me pasoja, përfshirë edhe dërgimin në qendrën për rekrutim nën shoqërim policor.
"Nëse regruti nuk paraqitet në provimin për regrutim pa arsye bazike, nga policia mund të kërkohet ta arrestojë", kumtoi ministria.
Në ueb-faqe ceket se gratë nuk janë të obliguara të regjistrohen, por se kanë të drejtë ta bëjnë atë nëse duan.
Kur bëhet fjalë për personat transgjinorë, ceket se ligji bazohet në të dhëna nga libri amë i të lindurve dhe se secili që është regjistruar si burrë në librin amë duhet të regjistrohet.
Është planifikuar pyetësorët e parë të dërgohen nga fundi i janarit, ndërkaq, siç është cekur, letrat do të dërgohen njjëherë në javë.
Ministria e Mbrojtjes pret që Bundesveri të kontaktojë me rreth 54.000 të rinj çdo muaj.
Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se qëllimi është të modernizohen forcat e armatosura me sistem të ri për regrutim dhe beson se kjo do ta rrisë Bundesverin nga 183.000 ushtarë të tanishëm në 270.000 deri në vitin 2035. ab/
foto: arkivi