• сабота, 14 март 2026

Gjendja e rrigëve

Gjendja e rrigëve

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të thata.

Siç njoftoi NP "Rrugët e Maqedonisë", të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.

NP "Rrugët e Maqedonisë", bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Ekipet kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë", janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha rrugët të kalueshme. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан