Gjendet e vdekur një studente turke në një banesë në Shtip
- Është gjetur e vdekur një femër në një banesë në rrugën „Vasill Gllavinov“ në Shtip. Sipas banorëve të ndërtesës, bëhet fjalë për një studente turke, e cila studion në Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip. Komadiri i NJTZ-së së Shtipit, Bllagoj Renxhov, për MIA-n konfirmoi se janë thirrur për të ndërhyrë dhe për të hyrë në banesë përmes derës së ballkonit, pasi banesa kishte derë të blinduar.
Shtip, 7 maj 2026 (MIA) - Është gjetur e vdekur një femër në një banesë në rrugën „Vasill Gllavinov“ në Shtip. Sipas banorëve të ndërtesës, bëhet fjalë për një studente turke, e cila studion në Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip. Komadiri i NJTZ-së së Shtipit, Bllagoj Renxhov, për MIA-n konfirmoi se janë thirrur për të ndërhyrë dhe për të hyrë në banesë përmes derës së ballkonit, pasi banesa kishte derë të blinduar.

Sipas informacioneve fillestare, mjekët dhe ekipi mjekësor nga Emergjenca mjekësore kanë konfirmuar vdekjen, por nuk mund të përcaktojnë nëse ishte vdekje e dhunshme.
Trupi do të dorëzohet për autopsi në Spitalin klinik-Shtip, pas së cilës do të përcaktohen shkaqet e vdekjes së studentes turke.
Përpara ndërtesës në rrugën "Vasill Gllavinov" në zonën qendrore të qytetit, ka automjete nga SBP-Shtip, ndërsa inspektimin do ta kryejë edhe prokurori nga PTHP. Më shumë informacione priten gjatë ditës. rq/
Foto: MIA