• сабота, 14 март 2026

Gjatë fundjavës mot me vranësira me periudha me diell, pasdite kushte për reshje të përkohshme

Gjatë fundjavës mot me vranësira me periudha me diell, pasdite kushte për reshje të përkohshme

Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Moti për fundjavën e ardhshme do të jetë mesatarisht i vranët me periudha me diell, ndërsa pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore, me kushte për reshje të shkurtra shiu. Deri në fund të kësaj periudhe do të vazhdojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale të shiut, kumtoi sot Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Deri të martën priten erëra të lehta deri në mesatare, kryesisht nga jugu. Era do të ndryshojë drejtim në lindje të mërkurën, ndërsa në verilindje të enjten. Temperatura ditore nga e martja do të ketë tendencë të ulet. rq/

Foto: arkivi i MIA-s, DPHM

Остани поврзан