• петок, 13 март 2026

Gjashtë ngjarje të dhunës familjare për 24 orë, pesë persona privohen nga liria në Gostivar, Kriva Pallankë, Manastir dhe Ohër

Gjashtë ngjarje të dhunës familjare për 24 orë, pesë persona privohen nga liria në Gostivar, Kriva Pallankë, Manastir dhe Ohër

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Gjashtë raste të ndara të dhunës në familje, pas çka nënpunësit policor ndaluan pesë persona të dyshuar për forma të ndryshme të dhunës fizike dhe psikologjike, u raportuan dje në disa qytete në të gjithë vendin, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. 

Policia nga NJPB Gostivar e privuan nga liria J.Z. (27) nga fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm prej gruas së tij 26-vjeçare se, për shkak të mosmarëveshjes së ndërsjellë, ka bërë kërcënime ndaj nënës së saj në një rrjet social.

Në Kriva Pallankë kishte dy raste. Rasti i parë është paraqitur në orën 12:05, kur nëpunësi policorë nga NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria T.D. (18) nga Kriva Pallanka për shkak se e kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Ndërsa në rastin e dytë të paraqitur në orën 00:45,  e privuan nga liria E.V.M. (49) nga Kriva Pallanka i cili ka sulmuar fizikisht një 16-vjeçar, djalin e bashkëshortes së tij.

Nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria I.R. (33) nga një fshat i Manastirit, për shkak se, sipas kallëzimit, në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 25-vjeçare.

Në NJPB Prilep, një grua 45-vjeçare nga Prilepi ka denoncuar se në shtëpinë familjare në Prilep ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj E.Sh. Ndërsa në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria O.L. (44) nga Ohri sepse më parë e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij të pakurorëzuar dhe fëmijën e tyre të mitur në shtëpinë familjare.

Nga Ministria e Punëve të Bredshme informojnë se po merren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, kundër kryerësve do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан