Gideon Sar: Izraeli do të tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të KB-së
- – Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Sar deklaroi se Izraeli do të tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHRC), duke e akuzuar trupin për “mbrojtje të shkelësve të të drejtave të njeriut”, përderisa, siç bëri të ditur, e “dominizon” Izraelin dhe “propagandon antisemitizëm”.

Tel Aviv, 6 shkurt 2025 (MIA) – Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Sar deklaroi se Izraeli do të tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHRC), duke e akuzuar trupin për “mbrojtje të shkelësve të të drejtave të njeriut”, përderisa, siç bëri të ditur, e “dominizon” Izraelin dhe “propagandon antisemitizëm”.
“Izraeli i bashkëngjitet SHBA-së dhe nuk do të marrë pjesë në UNHRC”, shkroi Sar në platformën X.
Sar thotë se UNHCR është përqendruar në sulmin e Izraelit dhe se trupi propagandon antisemitizëm në vend që t’i promovojë të drejtat e njeriut. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s