Geriatria merr certifikat nga Agjencia për cilësi dhe akreditim të institucioneve shëndetësore
- Në hapësirat e Drejtorisë së ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative "13 Nëntori" - Shkup, sot do të ndahet certifikata për akreditim pesëvjeçar nga ana e Agjencisë për cilësi dhe akreditim të institucioneve shëndetësore, informuan nga Geriatria.
Shkup, 27 prill 2026 (MIA) - Në hapësirat e Drejtorisë së ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative "13 Nëntori" - Shkup, sot do të ndahet certifikata për akreditim pesëvjeçar nga ana e Agjencisë për cilësi dhe akreditim të institucioneve shëndetësore, informuan nga Geriatria.
Nga institucioni theksuan se ai kryen veprimtari shëndetësore spitalore dhe veprimtari të specializuar - konsultante në nivel sekondar në sferën e mjekësisë geriatrike dhe paliative dhe është institucioni i vetëm shëndetësor për qëndrim afatgjatë në vendin tonë.
"Ky është cikli i katërt me radhë i akreditimit për këtë institucion shëndetësor, pasi më parë janë zbatuar me sukses tre cikle akreditimi, të gjitha me vlefshmëri tre vite. Sipas vlerësimit të kryer të jashtëm, institucioni shëndetësor ka vendosur sistem funksional pune, të strukturuar dhe në një masë të konsiderueshme në përputhje me standardet për cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore", thonë nga institucioni.
Siç sqaruan ata, në më shumë sfera janë regjistruar arritje të rëndësishme të institucionit shëndetësor, veçanërisht në sferën e menaxhimit me rreziqe, kontrollit të infeksioneve intraspitalore, mbrojtjes së të dhënave personale, janë krijuar sisteme efektive për regjistrimin, monitorimin dhe analizën e ngjarjeve të padëshiruara dhe një sistem për menaxhimin e sigurt të mbetjeve mjekësore, angazhim i vazhdueshëm për përmirësimin e cilësisë, përmes miratimit dhe zbatimit të dokumenteve strategjike, planeve dhe procedurave, si dhe përmes organizimit të aktiviteteve praktike, duke përfshirë ushtrime simuluese për veprim në gjendje të jashtëzakonshme, rritjen e nivelit të kënaqësisë së pacientëve dhe punonjësve, inkurajimin e punës hulumtuese-shkencore në fushën e mjekësisë geriatrike dhe paliative, si dhe edukimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor.
"Rezultatet e arritura tregojnë nivel të lartë angazhimi të ekipit menaxhues dhe të punësuarve, si dhe një kulturë të zhvilluar të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, sigurisë së pacientit dhe përgjegjësisë profesionale. Menaxhmenti i institucionit, i udhëhequr nga drejtori, ka dëshmuar qasje proaktive dhe strategjike për përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe funksionimit të përgjithshëm të spitalit. Në këtë drejtim, janë iniciuar aktivitete konkrete për modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve hapësinore, me theks të veçantë në seksionin e ambulancës, me qëllim përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Akreditimi i institucioneve shëndetësore kryhet në përputhje me nenin 240 të Ligjit për kujdes shëndetësor, si një procedurë për vlerësimin e punës së institucioneve shëndetësore bazuar në zbatimin e një niveli optimal të standardeve kombëtare, të përcaktuara më parë për punën e institucioneve shëndetësore", shtuan nga Spitali i specializuar të shëndetit publik për mjekësi geriatrike dhe paliative "13 Nëntori" - Shkup.
Në ngjarje u paralajmërua edhe prania e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu. bsh/
Foto: MIA arkiv