Gatishmëri më e madhe dhe mbrojtje e kategorive të cenueshme, temë e takimit ndërmjet QMK-së dhe UNICEF-it
- - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, sot realizoi takim pune me specialisten rajonale për emergjenca, Reka Shresta, si dhe me përfaqësuesen e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Lesli Miller.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, sot realizoi takim pune me specialisten rajonale për emergjenca, Reka Shresta, si dhe me përfaqësuesen e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Lesli Miller.
Në takim, siç informojnë nga QMK, u diskutua për gatishmërinë e sistemeve kombëtare për përballimin e situatave emergjente dhe mundësitë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe UNICEF-it, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes së fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të cenueshme në situata krize dhe humanitare.
Drejtori Ali theksoi rëndësinë e një qasjeje të koordinuar dhe të përbashkët në forcimin e sistemeve për menaxhimin e krizave dhe shprehu gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me UNICEF-in. fc/
Foto: QMK