• сабота, 14 март 2026

Gatishmëri më e madhe dhe mbrojtje e kategorive të cenueshme, temë e takimit ndërmjet QMK-së dhe UNICEF-it

Gatishmëri më e madhe dhe mbrojtje e kategorive të cenueshme, temë e takimit ndërmjet QMK-së dhe UNICEF-it

Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza,  Muhamed Ali, sot realizoi takim pune me specialisten rajonale për emergjenca,  Reka Shresta, si dhe me përfaqësuesen e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Lesli Miller.

Në takim, siç informojnë nga QMK,  u diskutua për gatishmërinë e sistemeve kombëtare për përballimin e situatave emergjente dhe mundësitë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe UNICEF-it, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes së fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të cenueshme në situata krize dhe humanitare.

Drejtori Ali theksoi rëndësinë e një qasjeje të koordinuar dhe të përbashkët në forcimin e sistemeve për menaxhimin e krizave dhe shprehu gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me UNICEF-in. fc/

Foto: QMK

Остани поврзан