Gashi: Pashkët janë një festë që sjell mesazhe shprese, ripërtëritjeje shpirtërore dhe forcim të besimit në të mirën
- Me rastin e festës së madhe të krishterë – Pashkëve, kryetari i Kuvendin, Afrim Gashi u dërgoj urime të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks me urime dhe dëshira të sinqerta për shëndet të mirë, paqe, mirëqenie dhe qetësi shpirtërore.
Shkup, 12 prill 2026 (MIA) - Me rastin e festës së madhe të krishterë – Pashkëve, kryetari i Kuvendin, Afrim Gashi u dërgoj urime të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks me urime dhe dëshira të sinqerta për shëndet të mirë, paqe, mirëqenie dhe qetësi shpirtërore.
"Pashkët është një festë që sjell mesazhe shprese, paqeje, ripërtëritjeje shpirtërore dhe besimi në të mirën. Në ditët kur festohen dashuria, bashkimi dhe respekti i ndërsjellë, edhe më fuqishëm kujtojmë vlerat që na lidhin dhe na inkurajojnë të ndërtojmë një shoqëri të mbushur me mirëkuptim, solidaritet dhe humanizëm", thekson në Gashi në urimin.
Pashkët, thekson kryeteri i Kuvendit, duhet të jenë nxitje për një mirëkuptim, humanizëm dhe respekt edhe më të madh midis të gjithë qytetarëve.
Uroj që ditët festive të sjellin shëndet, gëzim, qetësi dhe mirëqenie në çdo shtëpi. Le të sjellë drita e Pashkëve paqe në zemrat dhe shpresë për ditë më të mira për të gjithë. Gëzuar Pashkët!, shton Gashi në urimin e tij me rastin e festës së madhe të krishterë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s