• сабота, 16 мај 2026

Gashi me delegacionin parlamentar për vizitë pune në Bernë në sesione të punës kushtuar Kodit Etik të deputetëve

Gashi me delegacionin parlamentar për vizitë pune në Bernë në sesione të punës kushtuar Kodit Etik të deputetëve

Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me delegacionin parlamentar të përbërë nga nënkryetarët e Kuvendit, Jovan Mitreski dhe Vesna Bendevska, koordinatorët e grupeve parlamentare Nikolla Micevski, Oliver Spasovski, Bekim Qoku, Rina Ajdari dhe Boban Karapejovski, kryetarin e Grupit të Punës për Kodin Etik, Mile Lefkov, si dhe sekretaren e përgjithshme Marina Dimovska, do të zhvillojnë vizitë pune në Bernë të Zvicrës, nga 11 deri më 14 maj 2026.

Gjatë vizitës, delegacioni do të zhvillojë takime dypalëshe me Kryetarin e Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane, Pjer Andre Pazh, me udhëheqësinë e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), si dhe sesione pune kushtuar etikës parlamentare dhe Kodit Etik për deputetët.

Vizita po realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës dhe partnerit ndërkombëtar NDI, në kuadër të bashkëpunimit për avancimin e integritetit dhe standardeve parlamentare. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан