• вторник, 21 април 2026

Gashi ia uroi fitoren zgjedhore Radevit, pret Qeveri stabile në Bullgari dhe mbyllje të çështjeve të hapura mes dy vendeve

Gashi ia uroi fitoren zgjedhore Radevit, pret Qeveri stabile në Bullgari dhe mbyllje të çështjeve të hapura mes dy vendeve

Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot ia uroi fitoren në zgjedhjet parlamentare Rumen radevit dhe shfaqi shpresë se prëfundimisht në Bullgari do të ketë Qeveri stabile dhe do të mbyllen çështjet e hapura mes Sofjes dhe Shkupit.

"Normalisht se për ne si shtet është në dobi të kemi Qeveri stabile politike në Sofje. Në mënyrë që t'i mbyllim çështjet e hapura. E dini se kjo Qeveri prej fillimit ka angazhim të qartë se rruga evropiane është pjesë e agjendës dhe prioritetit tonë. Por, gjithsesi, dilemat për të cilat tashmë është e qartë cilat janë, duhej t'i zgjidhnim së bashku me Qeverinë politike në Bullgari", theksoi Gashi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Kryetari i Kuvendit shpreson dhe pret që sa më shpejtë të formohet Qeveria dhe të vendoset kontakti dhe "të kapet treni", të fillohet me hapjen e kapitujve dhe në rrethin e parë të zgjerimit, nëse ka, shteti ynë të jetë pjesë e atij zgjerimi të BE-së.

I pyetur rreth ndryshimeve kushtetuese dhe futjen e bullgarëve në Kushtetutë, ai u përjgigj se Kuvendi është i gatshëm dhe menjëherë mund të fillojë me procedurën, por, vetëm nevojitet marrëveshje politike dhe garancë se në të ardhmen nuk do të ketë çështje të tilla të identitetit.

"Janë të qarta procedurat për ndryshim të Kushtetutës dhe dihet se kush mund të jetë propozuesi", theksoi Gashi.

Me atë rast theksoi se mund të propozojnë edhe deputetët, Qeveria, presidenti i vendit.

"Vetëm të arrihet marrëveshja, më pas procedura mendoj se do të jetë pjesa më e lehtë", nënvizoi kryetari i shtëpisë ligjvënëse.

Të gjithë deputetët shqiptarë në Kuvend, theksoi Gashi, e duan këtë sa më shpejtë. Por, përkujtoi se nevojiten 80 deputetë që të ndryshohet Kushtetuta.

Kryetari i Kuvendit, Gashi, pas koordinimit të rregullt me koordinuesit e grupeve të deputetëve, sot mbajti takim me gazetarë, ku informoi për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit, pas çka iu përjgigj pyetjeve të gazetarëve.

"Biseduam kryesisht për rrjedhën e mbledhjeve këtë javë dhe javën e ardhshme. Të mërkurën kemi mbledhje të rregullt, ndërkohë kanë arritur disa ligje për procedurë të shkurtuar. U thashë se do ta plotësojmë rendin e ditës, do t'i vendpsin në rend dite, ndërsa ato që janë në procedurë të rregullt, do t'i lëmë për javën e ardhshme, në fillim të majit, sipas Rregullores", informoi Gashi pas koordinimit të rregullt me koordinuesit e grupeve të deputetëve.

Biseduan edhe për interpelancën e parashtruar për minsitrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

"Sot do t'u parashtrohet deputetëve dhe të jetë në pajtim me ligjin dhe Rregulloren, afatet do të respektohen, do ta vendosim si pikë në rend dite sapo të përmbushen kushtet", sqaroi kryetari i Kuvendit.

Gashi foli edhe për takimin e kohëmëparshëm me kryetarët e të gjitha komisioneve kuvendore, qëllimi i të cilit ishte të hapet Kuvendi, ndërkaq ai dëshiroi t'i motivojë kryetarët të organizojnë debate mbikëqyrëse, publike, të përfshijnë organizata joqeveritare dhe të ketë më shumë debate për secilin ligj. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан