• сабота, 16 мај 2026

Gashi e theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike

Gashi e theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike

Shkup, 15 maj 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një takim me kryetaren e Forumit të Grave të Partisë AK, Tugba Ishik Erxhan, si dhe me deputeten e Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, Rukije Genç Toj, të cilat po qëndrojnë në Shkup në kuadër të konferencës së organizuar si pjesë e programit “Nga zemra në zemër” (Gönülden Gönüle) për Ballkanin. 

Siç kumtuan nga kabineti i Gashit, në takim, kryetari Gashi i përgëzova për iniciativën e vlefshme dhe organizimin e suksesshëm të konferencës, me ç’rast u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me përforcimin e rolit të grave dhe rëndësinë e përfaqësimit të tyre në jetën publike dhe politike. Njëkohësisht, ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për avancimin e pjesëmarrjes dhe lidershipit të grave.

"Bashkëbiseduesit e vlerësuan takimin si miqësor dhe konstruktiv, duke theksuar se ai paraqet një kontribut të rëndësishëm në thellimin e dialogut, bashkëpunimit të ndërsjellë dhe marrëdhënieve miqësore", theksohet në kumtesë. rq/

Foto: Kuvendi i RMV-së 

Остани поврзан