• сабота, 10 јануари 2026

Franca i bën thirrje BE-së ta shpallë grupin "Vagner" si organizatë terroriste

Franca i bën thirrje BE-së ta shpallë grupin

Paris, 10 maj 2023 (MIA) - Parlamenti francez i bëri thirrje BE-së zyrtarisht ta shpallë grupin ushtarak rus "Vagner" si organizatë terroriste, sepse Britania e Madhe gjoja përgatitet për ta bërë të njejtën.

Parlamenti francez njëzëri miratoi një rezolutë jodetyruese e cila ka për qëllim t'i inkurajojë 27-të vendet anëtare të BE-së për ta vënë "Vagner"-in në listën e tyre zyrtare të organizatave terroriste.

"Kudo që të punojnë, anëtarët e grupit "Vagner" përhapin jostabilitet dhe dhunë. Ata frikësojnë dhe manipulojnë pothuajse plotësisht të pandëshkuar", tha deputeti Benxhamin Hadad në Parlament.

Ai tha se ata nuk janë mercenarë të zakonshëm të udhëhequr nga "oreksi për para", por "ndjekin strategji të gjerë, nga Mali drejt Ukrainës, për mbështetje të politikës agresive  të regjimit të presidentit Vlladimir Putin ndaj demokracive tona". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан