• среда, 15 април 2026

Forum rajonal për përfshirjen e grave të margjinalizuara në Shkup

Forum rajonal për përfshirjen e grave të margjinalizuara në Shkup

Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Forumi rajonal "Platforma për përfshirjen e grave të margjinalizuara në shoqëri dhe përforcimi i bashkëpunimit", do të mbahet sot në Shkup.

Forumi, i cili është në organizim të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, ka për qëllim të nxisë dialog thelbësor mes institucioneve, organizatave civile dhe bashkësive të margjinalizuara për përmirësimin e mbrojtjes nga diskriminimi.

Do të prezantohen rezultatet kyçe dhe rekomandimet e monitorimit të punës së Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, ndërsa pastaj do të vijojë një panel institucional i kahëzuar drejt hapave konkret për përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe barazi.

Fjalë hyrëse në ngjarje do të kenë ambasadori i Zvicrës, Kristof Zomer dhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska. sa/

Foto: poster 

Остани поврзан