• сабота, 16 мај 2026

Formohet Komisioni për selektimin e kandidatëve për anëtar të Komisionti shtetëror për parandalim të korrupsionit

Formohet Komisioni për selektimin e kandidatëve për anëtar të Komisionti shtetëror për parandalim të korrupsionit

Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në mbledhjen e sotme solli vendim për formim të Komisionit për selektim të akndidatëve për anëtar të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit.

Sipas vendimit, anëtarë të komisionit janë Sonja Trifunovska, zëvendës avokati i Popullit, Darko Avramovski, një përfaqësues i shoqatës, përkatësisht findacionit i emëruar për anëtar në Këshillin për bashkëpunim mes Qeverisë dhe sektorit qytetar për fushën e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, përkatësisht anëtari në Këshillin për bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë qytetare në fushën e sundimit të sëd rejtës dhe luftës kundër korrupsionit, Bardhyl Jashari, përfaqësues i shoqatës, përkatësisht fondacionit i emëruar për anëtar në Këshillin për bashkëpunim mes Qeverisë dhe sektorit qytetar për fushën e mediumeve dhe shoqërisë informatike, si dhe deputetët Igor Zdravkovski, Zeqiria Tairi, Sanja Llukareska, Dijana Toska.

"Komisioni për selektim nga radhët e anëtarëve zgjidhi kryetarin e Komsiionit. Anëtarët e Komisionit për selektim autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, me ç'rast janë të detyruar të sigurojnë fshehtësi dhe mbrojtje të përpunimit të të dhënave personale në pajtim me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale", shkruan në vendim.

Me mbledhjen e Komisionit për çështje të zgjehdjeve dhe emërimeve kryesoi kryetari Gorgija Sajkoski. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан