• петок, 20 февруари 2026

Fon der Lajen nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në Këshillin për paqe në Gaza

Fon der Lajen nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në Këshillin për paqe në Gaza

Bruksel, 21 janar 2026 (MIA) - Pjesëmarrja e Bashkimit Evropian në Këshillin për paqe në Gaza do të jetë temë diskutimi në Samitin e nesërm të BE-së, paralajmëroi sot zëvendës-zëdhënësi kryesor i Bashkimit Evropian, Olog Gil në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse kryetarja e KE-së, Ursula fond der Lajen e ka pranuar ftesën që të jetë pjesë e këtij trupi të formuar nga presidenti amerikan, Donald Tramp.

"Për momentin kryetarja është e fokusuzar në përgatitjet e takimit të rëndësishëm të Këshillit Evropian që do të mbahet të enjten. Presim që Këshilli për paqe të jetë temë e diskutimit në takim", tha Gil.

Ai përkujtoi se Komisioni Evropian ka marrë ftesë nga SHBA-ja që të marrë pjesë në Këshillin për paqe dhe se e vlerëson këtë.

"Ne ndajmë qëllimin e arritjes së paqes dhe në veçanti kur bëhet fjalë për kontributin në fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza. Ne po diskutojmë në mënyrë aktive me SHBA-në se si mund ta arrijmë së bashku këtë qëllim, ndërsa për këtë çështje jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë të tjerë", shtoi Gil. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан