Fon der Lajen: BE-ja punon në sanksione të reja kundër liderëve iranianë
- – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, deklaroi sot se Bashkimi Evropian po shqyrton sanksione më të ashpra kundër Iranit, por shtoi se nuk dëshiron të komentojë drejtpërdrejt mbi veprimet ushtarake që mund të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Izraeli.
Nikozia, 15 janar 2026 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, deklaroi sot se Bashkimi Evropian po shqyrton sanksione më të ashpra kundër Iranit, por shtoi se nuk dëshiron të komentojë drejtpërdrejt mbi veprimet ushtarake që mund të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Izraeli.
“Nuk mund t’i komentoj aktivitetet e vendeve të tjera. Vendimi i tyre është se çka do të ndërmarrin”, deklaroi ajo në konferencën për media në margjinat e bisedimeve politike në Qipro.
Njëkohësisht, theksoi se “ajo që po ndodh në Iran është e neveritshme, ndërsa vrasja e të rinjve është tragjedi njerëzore”.
Fon der Lajen gjithashtu theksoi se BE-ja punon në sanksione të reja kundër përgjegjësve për mbytjen brutale të protestave në Iran.
Ajo tha se këto masa synojnë të ndihmojnë në dhënien fund të qeverisë aktuale në Iran. Sanksionet ekzistuese të BE-së tashmë po japin efekt dhe po e dobësojnë regjimin, shtoi ajo. fc/
Foto: EPA