Flik: Jamalli do të jetë gati për Kupën e botës
- Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka paralajmëruar se futbollisti spanjoll i kombëtares Lamin Jamall i cili aktualisht është i lënduar do të jetë gati për Kupën e botës e cila fillon më 11 qershor.
Barcelonë, 2 maj 2026 (MIA) – Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka paralajmëruar se futbollisti spanjoll i kombëtares Lamin Jamall i cili aktualisht është i lënduar do të jetë gati për Kupën e botës e cila fillon më 11 qershor.
“Ai po përballet mirë me dëmtimin. Mendoj se do ta shohim në Kupën e botës”, tha Flik në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme të La ligës kundër Osasunës.
“Ai ka kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer, gjë që ai e dëshiron këtë”, shton ai.
Ylli 18-vjeçar i Barcelonës dëmtoi muskulin në këmbën e majtë më 22 prill në ndeshjen kundër Selltës në La liga.
Të nesërmen, Barcelona njoftoi se Jamalli i cili ka shënuar 24 gola në të gjitha garat këtë sezon do të humb pjesën tjetër të sezonit, por se ai duhet të jetë gati për paraqitjen e tij të parë në Kupën e botës këtë verë.
Barcelona sonte do të jetë mysafire e Osasunës dhe me një fitore eventuale mund ta fitojë titullin në Spanjë, nëse Real Madridi nuk arrin ta mposhtë Espanjollin.
FOTO: EPA