• сабота, 16 мај 2026

Fjalë përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes për vrasjen e 79-vjeçares Borjanka Nikollova nga Shtipi

Fjalë përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes për vrasjen e 79-vjeçares Borjanka Nikollova nga Shtipi

Shtip, 21 prill 2026 (MIA) – Prokurorja nga Prokuroria Themelore Publike – Shtip kërkon dënim në bazë të ligjit, sepse 74-vjeçari Denis Asanov e vrau 79-vjeçaren Borjanka Nikollova, ndërsa mbrojtja e tij kërkoi lirim dhe thotë se Asanov është i pafajshëm. Këto janë një pjesë e fjalëve përfundimtare për rastin me vrasjen e Nikollovës, një pjesë e trupit të së cilës u gjet e varrosur në oborrin e Asanovit në Shtip. 

“Bazuar në të lartpërmendurën, do të vërtetohet plotësisht se i akuzuari ka kryer vrasje të tmerrshme të një gruaje, në të cilën e ka vrarë të dëmtuarën në mënyrë monstruoze dhe të pamëshirshme dhe me objekt të mprehtë ia ka prerë kokën dhe këmbët, dhe e ka varrosur kufomën me duar në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa kokën dhe këmbët i ka hedhur në një vend të panjohur”, tha Aleksandra Zdravkova-Stojanova.

I akuzuari Asanov sot e mohoi fajin dhe siç tha i ka dashur gratë dhe asnjëherë nuk ka ngritur dorë në to. 

Sipas avokates Elizabeta Paneva dëshmitë nuk janë të mjaftueshme dhe nuk japin pasqyrë të qartë për çka është kryer krimi. Në fjalët përfundimtare theksoi se mungojnë dëshmi, me çka hapet hapësirë për dyshim në fajin e të akuzuarit. Ajo kërkoi arrest shtëpiak dhe lirim për të akuzuarin. 

“Në rastin në fjalë, nuk ka prova që tregojnë se veprimet e të akuzuarit ishin të motivuara nga gjinia e viktimës, as se ka pasur dinamikë të mëparshme në marrëdhënie që do të tregonte dhunë të vazhdueshme me bazë gjinore”, thotë Paneva.

Vrasja është kryer vitin e kaluar, ndërsa pas autopsisë është konfirmuar se viktima Nikollova ka të thyera tetë brinjë dhe lëndime të rënda në kraharor, sipas gjitha gjasave nga presioni i fuqishëm. Trupi ishte gjetur pas dy javëve pas vdekjes.

Asanovi para organeve hetuese fillimisht e ka pranuar fajin, por më vonë e ka ndryshuar deklaratën, duke thënë se trupin e ka gjetur në shtëpi. 

Gjykatësja nga Gjykata Themelore në Shtip, Julijana Nedkova aktvendimin do ta publikojë më 28 prill në orën 14. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан