• сабота, 14 март 2026

Fillon rikonstruimi i sallës sportive në kampusin e USHCM-së në Shkup

Fillon rikonstruimi i sallës sportive në kampusin e USHCM-së në Shkup

Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Me 54 milionë denarë, investim i Ministrisë së Sportit, plotësisht do të rikonstruohet dhe adaptohet salla sportive në kompleksin e Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup.

Punimet ndërtimore do të fillojnë zyrtarisht sot, pas së cilës janë planifikuar fjalime nga ministri i Sportit, Borko Ristovski, rektorja e USHCM-së, Prof. Biljana Angelova dhe kryetarja e Asamblesë Universitare të Studentëve të USHCM-së, Angela Vasilevska.

"Ky objekt sportiv, i cili prej vitesh ishte lënë në gjendje të rrënuar, do të rikthehet në funksion për nevojat e studentëve për zbatimin e orëve të edukatës fizike dhe për kryerjen e aktiviteteve të tjera sportive", njoftoi Ministria e Sportit. sa/

foto: Ministria e Sportit

Остани поврзан