• недела, 01 февруари 2026

Fillon "Qyteti i sigurt" nuk ka më vërejtje

Fillon

Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës dhe në korridoret 8 dhe 10 nga sot fillon zbatimi i sistemit për sanksionim automatik të kundërvajtjeve në trafik - "Qyteti i sigurt". Në fazën e parë sistemi do të detektojë katër kundërvajtje tipike të trafikut - parkim i parregullt, vozitje me tejkalim të shpejtësisë, kalim në dritë të kuqe të semaforit dhe drejtim të automjetit me afat të skaduar të lejes së qarkullimit.

Duke qenë i ftuar në Ditarin e RTM-së ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski dje nënvizoi se sistemi Qyteti i Sigurt nuk është t'i dëmtojë qytetarët financiarisht, por të shpëtojë jetë njerëzish më shumë. Ai njëherit informon se është miratuar një Rregullore e re me të cilën rritet pragu i tolerancës ndaj shoferëve në lidhje me shpejtësinë e drejtimit të automjetit.

"Në periudhën e kaluar pati shumë vërejtje, sepse në fazën fillestare nuk kishte tolerancë në kuadër të paralajmërimeve të qytetarëve. Ne vendosëm tolerancë, e cila vlente sipas legjislacionit në fuqi – 6 km/h kur drejtoni automjet deri në 100 km/h, ndërsa mbi 100 km/h toleranca ishte 8 km/h. Rregullorja, e cila është nën kompetencën e Ministrisë së Energjetikës, në konsultim me ekspertë, profesorë, me njerëz nga Ministria e Energjetikës dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, pësoi ndryshim dhe hyri në fuqi gjatë ditës së djeshme. Tani, për shpejtësi deri në 50 km/h mbetet siç ishte më parë, tolerancë prej 6 km/h. Kjo do të thotë se nëse drejtoni automjet motorik aty ku kufizimi është 30 km/h, me 36 km/h kamera nuk do t’ju evidentojë për kundërvajtje, por do t’ju evidentojë prej 37 km/h.” Për shpejtësi prej 50 deri në 100 km/h, toleranca ligjore sipas rregullores së re është 9 km/h. Kjo do të thotë se nëse drejtoni automjet aty ku lejohet deri në 50 km/h, me 51 km/h kamera do t’ju evidentojë dhe sistemi do t’ju dërgojë njoftim, përkatësisht do t’ju sanksionojë nëse drejtoni me 60 km/h. Aty ku kufizimi është 100 km/h, nëse automjeti drejtohet mbi 101 km/h, kamera do t’ju identifikojë me tolerancë prej 12 km/h. Pra, do të sanksionoheni nëse kufizimi është 100 km/h dhe ju, për shembull, drejtoni me 113 km/h.” Këto toleranca janë të përcaktuara në kuadër të rregullores nën Ministrinë e Energjetikës dhe konsiderojmë se janë absolutisht të pranueshme, me qëllim që ky sistem të vihet në funksion dhe të shpëtojmë jetë njerëzore më shumë, duke i siguruar qytetarët se qëllimi ynë nuk është ndëshkimi, por të ketë më pak të lënduar, më pak aksidente trafiku dhe më pak humbje jetësh", theksoi ministri Toshkovski.

Në këtë kontekst, ministri paralajmëroi edhe një projekt tjetër që do të zbatohet në ditët në vijim me mbështetjen e Telekomit të Maqedonisë.

"Për të gjitha këto shkelje që bëhen në kuadër të tolerancës – pra nëse është e ndaluar mbi 30 km/h, prej 30–36 km/h, nëse është e ndaluar mbi 50 km/h, prej 50–59 km/h – do të dërgojmë mesazh informues nga Ministria e Punëve të Brendshme për çdo qytetar që e ka tejkaluar shpejtësinë. Me këtë do t’ua tërheqim vëmendjen qytetarëve se, edhe pse kanë drejtuar automjetin brenda tolerancës ligjore dhe nuk do të ketë dënim financiar, gjegjësisht nuk do të ketë kundërvajtje, ata e tejkalojnë shpejtësinë e përcaktuar me ligj, me çka, mos e dhëntë Zoti, cilido qytetar që drejton automjetin me 55 km/h aty ku është i lejuar të drejtohet automjeti maksimum me 50 km/h dhe në këtë rast lëndon ndonjë këmbësor me lëndime të rënda trupore, do të përgjigjet penalisht", përfundoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ministria e Brendshme thekson se "Qyteti i Sigurt" përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme në sigurinë rrugore në dekadat e fundit dhe se sistemi u drejtohet atyre që me vetëdije i shkelin rregullat, jo shoferëve të ndërgjegjshëm. Sipas tyre, kamerat janë të pamëshirshme, por ato gjithashtu nuk diskriminojnë - çdo shkelje trajtohet njësoj, pavarësisht se kush është pas timonit.

Sipas zgjidhjes ligjore për sanksionimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, gjoba do të varet nga sa kilometra në orë dikush po drejton mbi shpejtësinë e lejuar. Për tejkalimin e shpejtësisë deri në 20 kilometra në orë, gjoba është 20 euro. Për 20 deri në 30 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, sipas zgjidhjes ligjore, parashikohet një gjobë prej 45 eurosh. Për tejkalimin e shpejtësisë prej 30 deri në 50 kilometra në orë, gjoba është 300 euro dhe ndalim për drejtimin e automjetit për 3 deri në 12 muaj. Për tejkalimin e shpejtësisë mbi 50 kilometra në orë, gjoba është 400 euro, 4 pikë penalizimi dhe ndalim për drejtimin e automjetit për të paktën një vit. Në zonat e populluara, gjobat janë më të rrepta dhe mund të arrijnë në 500 euro, me ndalim të detyrueshëm për drejtimin e automjetit.

Për kundërvajtjen e trafikut të kalimit në semafor të kuq, sistemi automatikisht do të vendosë një gjobë prej 250 eurosh dhe një ndalim drejtimi të mjetit për tre deri në 12 muaj. Përgjegjësia penale parashikohet nëse shkelja shkakton rrezik ose aksident trafiku.

Nëse një automjet drejtohet me patentë të skaduar, gjoba është 100 euro për drejtuesin e automjetit, dhe pronari i automjetit do të paguajë 250 euro

Për parkim të parregullt ose ndalim në një vend të ndaluar, parashikohet një gjobë prej 30 eurosh për shkelje standarde, 45 euro nëse automjeti pengon trafikun dhe 50 euro nëse parkohet në një vend për persona me aftësi të kufizuara.

Nëse gjoba paguhet brenda tetë ditëve, shkelësi paguan gjysmën e shumës. Pas këtij afati, 100 përqind e shumës duhet të paguhet me mundësinë e pagesës së detyrueshme. Një shofer që merr tre ndalime drejtimi brenda katër viteve humb automatikisht patentën e tij të drejtimit. Marrja e sërishme e patentës është e mundur pas një viti, jo më shpejt se një vit. sa/

Foto: MIA Arkivi

Остани поврзан